Aksidenti ajror në Meksikë, momenti i përplasjes dhe ulërimat në bordin e avionit.

Momenti i përplasjes në Meksike i avionit të kompanisë Aeromexico është xhiruar nga një pasagjer brenda avionit.

Avioni ishte nisur nga Aeroporti ndërkombëtar “Victoria” i Guadalupes, me destinacion Mexico Cityn dhe avioni u rrëzua menjëherë pak pas ngritjes nga pista.

Nga 103 pasagjerët në bord 85 prej tyre janë plagosur, dy prej të cilëve në gjendje kritike. Emrat dhe kombësitë e pasagjerëve nuk janë bërë publike.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb