Djali adoleshent i Johnny Depp, Jack, po përballet me probleme të rënda shëndetësore.

Nëna e tij Vanessa Paradis humbi premierën e filmit të saj të fundit në Paris për të qëndruar pranë 16-vjeçarit.

Aktorja 45-vjeçare duhet që të merrte pejsë ne premirën e filmit A Knife In The Heart por u detyrua të anulojë minutën e fundit.

Regjizori i filmit Yann Gonzalez, shpejgoi mungesën e saj duke thënë se Vanessa kishte marrë lajme shumë të këqija.

“Për fat të keq, Vanessa Paradis nuk ishte në gjendje të na bashkohej sonte. Ajo duhej të mungonte për shkak të problemeve serioze të shëndetit të djalit të saj,”-tha ai.

Nuk dihet saktësisht se çafrë problemesh shëndetësore ka Jack.

Pas lajmit për sëmundjen e djalit, Johnny është parë duke hypur në një autobuz në Mynih, Gjermani pasi mabroi performancën me grupin e tij Hollywood Vampires në Tollwood Festival.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: