TIRANE- Kush tha që vera mbaron me gushtin? Për disa nga personazhet e njohur të skenës sonë ky fundsezoni është momenti duhur për të pushuar. Pasi kanë mbyllur angazhimet e verës, artistët po përfitojnë nga ditët e nxehta të shtatorit për të shijuar detin. Më poshtë ju sjellim disa prej tyre, që si çdo fundjavë kalojnë në provën e kostumit të banjës.

Kida
kida(1)
Ndonëse vera ka qenë tejet e ngarkuar me koncerte për Kidën, këngëtarja nga Prishtina ka arritur të gjejë kohë edhe të pushojë. Hera-herës Kida na ka sjellë foto gjatë ditëve të saj të pushimit, por këtë herë ka pozuar me bikini. Tejet seksi dhe provokuese, këngëtarja është fotografuar buzë një pishine, teksa vështrimin e ka fokusuar tek këmbët e saj joshëse.

Big Mama
big-mama
Këngëtarja nuk ka spikatur ndonjëherë për format e saj, megjithatë ajo duket se nuk e ka problem këtë pjesë. Pa komplekse dhe krejt e çlirët, ajo ka postuar një foto ku shfaqet me bikini. Ajo që na bie në sy është se Big Mama është duke shijuar këto pushime, pa e vrarë mendjen për pamjen e jashtme. Së bashku me miqtë e saj, këngëtarja nga Maqedonia është duke pushuar disa ditë buzë detit.

Jehona Dreshaj
jehona
Deri pak kohë më parë, Afërdita ishte më e famshmja e familjes Dreshaj. Por, kjo para se të gjithë të njihnim motrën e saj, Jehonën. Brunia simpatike fitoi vëmendjen e mediave sapo postoi disa foto ku shfaqej seksi, ashtu sikur edhe në këtë shkrepje. Shumë sensuale është shfaqur Jehona gjatë këtyre ditëve të pushimit. Bukuroshja ka zgjedhur të pushojë në një nga plazhet, ku dhe na ka postuar këtë foto me bikini. E sigurt është që Jehona mbetet “rivalja” më e madhe e Afërditës.

Ermal Fejzullahu
14199242_759928177483617_5625489851658011818_n
Edhe për këngëtarin kosovar kjo verë ka qenë e mbushur me ditë relaksi. Së bashku me familjen e tij, Ermali ka zgjedhur Drimadhesin për të kaluar ditët e fundit të verës. Së bashku me të është edhe bashkëshortja, Ariana, e cila gjithnjë ka spikatur për format. I çlodhur dhe i lumtur duket edhe Ermali këto ditë, ku po shijon detin e jugut së bashku me familjen e tij. Një sezon tjetër i ngjeshur e pret sapo të kthehet në Kosovë.

Dorina Mema
dorina-mema
Sportistja njihet si një ndër femrat me trupin më joshës në vendin tonë. E në fakt, format plot muskuj Dorina i ka fituar falë orëve të gjata me stërvitje. Ditët e fundit ajo ka realizuar një set fotografik, ku shfaqet me të vërtetë seksi. Dorina ka zbuluar për fansat e saj edhe të pasmet. Më poshtë ju kemi sjellë vetëm disa nga fotot që kjo bukuroshe na ka servirur nga ky set i nxehtë.

Shkëndije Mujaj
Untitled-3
E shquar për fundshpinën e saj të bollshme dhe fotografitë e guximshme ku shfaq të gjithë seksualitetin e saj, këtë herë Shkëndije Mujaj ka publikuar një foto nga pushimet. Këngëtarja ka pozuar në bregdet, ku siç mund ta imagjinoni, në plan të parë ka nxjerrë fundshpinën në një formë tejet provokuese. Mujaj gjatë kësaj vere ka pushuar në Dubai dhe ka ndarë me fansat disa foto gjatë tyre, ku natyrisht gjithmonë duket seksi.

Ornela Bregu
ornela bregu
Vitet kanë ndaluar në 1990-ën për prezantuesen Ornela Bregu, e cila denjësisht konkurron 20-vjeçaret që janë bërë pjesë e ekranit gjatë dekadës së fundit. Moderatorja e “Top Channel” ka sjellë një kolazh fotosh nga pushimet e saj në Spanjë, teksa ka pozuar me bikini. Më në formë se kurrë, Ornela duket se është argëtuar me familjen e saj në një nga resortet më të njohura spanjolle.

Gea Braha
Gea Braha(1)
Velina e “Fiks Fare”, Gea Braha ka zgjedhur bregdetin shqiptar për të pushuar. E ndërsa shumë të tjerë i janë rikthyer punës dhe teksa është në pritje të fillimit të sezonit të ri televiziv, Gea po shfrytëzon kohën për t’u relaksuar në bregdetin e mrekullueshëm të jugut, nga na sjell edhe një fotografi teksa pozon me bikini me dizenjo leopardi.

Rovena Dilo
rovena dilo(2)
Pushimet e para si beqare Rovena Dilo ka vendosur t’i shijojë në maksimum. E në fakt, këngëtarja e ka kaluar thuajse të gjithë verën nga një vend në tjetrin, vetëm duke pushuar. Herë me djaloshin e supozuar si i dashuri i saj, e herë me shoqëri të mirë. Së fundi Rovena po pushon me një nga mikeshat e saj më të vjetra, teksa në foto zbulon se është më në formë se kurrë.

Kejsi Tola
kejsi tola manastirin e zvernecit
Fotot e Kejsi Tolës me bikini janë komentuar shumë në rrjet, e ndoshta për këtë këngëtarja nguron të postojë të tjera nëpër rrjetet sociale. Megjithatë, edhe Kejsi nuk i ka rezistuar tundimit për të ndarë me fansat dhe adhuruesit e saj një çast nga pushimet. Këngëtarja duket se po i kalon pushimet në Zvërnec, ku edhe ka vizituar manastirin e fshatit bregdetar.
(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: