Prej shumë kohësh këngëtarja shqiptare Elvana Gjata përflitet për një lidhje me një biznesmen që i siguron jetë luksoze, por deri më tani nuk e ka treguar ende fytyrën e tij apo detaje të tjera nga jeta e saj private.

E ndërsa shijon pushimet në Francë, Elvana Gjatën e kemi parë në helikoptere private dhe Ferrari, ndërsa gabimisht në një video të postuar në rrjetin social Instagram tregon edhe fytyrën e shoferit. Të shumtë janë ata që thonë se bëhet fjalë për të dashurin e saj.

Mediat shkojnë më tej dhe thonë se Elvana dhe i dashuri i saj janë parë bashkë nën shoqërinë e familjarëve të tyre duke drekuar në restorantin e hotelit. Kjo nënkupton që lidhja e tyre është mjaft serioze.

Pak ditë më parë miku i Elvanës, Valdrin Sahiti publikoi në Instagram një video me një unazë diamanti, në të cilën etiketonte Elvana Gjatën. “Dita e duhur për këtë dhuratë, pak orë para koncertit,”, shkruante Valdrini.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb