TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për pasionin e tij për notin por edhe për ecjen, ndërsa shpesh herë ka thyer edhe rekordet që i ka vendosur vetes.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Berisha tregon se si aplikacioni Fitbit i ka dedikuar atij çmimin e Sarahasë, pasi ka përshkruar me këmbë 4800 km të gjatësisë së shkretëtirës. Sipas Berishës gjatësia në fjalë është nga Oqeani Atlantik në Detin e Kuq.

“Miq, Fitbit me dergoi Çmimin e Saharase, dmth kam pershkuar me kembe 4800 km pra te gjithe gjatesine e saj nga Oqeani Atlantik ne Detin e Kuq! Nga zemra ju uroj te diele te mbare! Sb”, shkruan Berisha.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: