TIRANE- Reagimeve pas ndarjes nga jeta të ish-kreut të OKB-së Kofi Annan iu është bashkuar edhe presidenti i Shqipërisë Ilir Meta.

Ky i fundit përmes një statusi në ‘Twitter’ i ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të ish-zyrtarit të lartë. Meta theksoi se Kofi Annan do të mbahet mend si burrë shteti dhe një diplomat i përkushtuar për një botë më të mirë.

“Me shumë trishtim mësova për ndarjen nga jeta të @KofiAnnan, #UNSecGen 7të. Ngushëllimet më të ndjera për familjarët e të ndjerit, miqtë @KofiAnnanFdn & kolegët në mbarë botën. Do të mbahet mend si burrë shteti & diplomat i shkëlqyer, i përkushtuar për një botë më të mirë. RIP”, shkruan Meta.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: