RUSI-Pas dëbimit të dy diplomatëve rusë dhe ndalimit të hyrjes në territorin grek të dy të tjerëve ka ardhur reagimi i Moskës. Ministria e Jashtme e Rusisë ka njoftuar se do t’i kundërpërgjigjet Greqisë.

“Pas situatave të tilla të ngjashme do merren masat e kundërpërgjigjes duke dëbuar 2 diplomatë grekë”- ka thënë Ministria e Jashtme e Rusisë.

Kujtojmë se Zëdhënësi i qeverisë greke ka folur në kanalin televiziv ‘Skai’ për vendimin, duke e arsyetuar atë me shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe shpërdorim të postit nga dy diplomatët ruse, të cilët akuzohen se kanë influencuar me metoda jashtë kuadrit të rolit diplomatik përfaqësues të lartë të Kishës Ortodokse, kanë blerë informacione shtetërore nga nëpunës qeveritarë të pushtetit lokal dhe kanë sjellje agjente.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: