TURQI- Almeda vjen pas një sezoni të suksesshëm në Shqipëri, ku iu besua prezantimi i “Dancing with the stars”, ndërsa Tolga, pas projekteve të njëpasnjëshme në produksionet turke. Të dy e kanë mbyllur edhe një sezon tjetër të gjatë dhe kanë nisur pushimet.

-640-0-5b491bfdcf292

Stacioni i parë që çifti i njohur kanë zgjedhur është Göcek, Fethiye. Tolga, Almeda dhe familja e saj, janë mbledhur sërish, si edhe vitin e kaluar, për të kaluar 10 ditë pranë brigjeve blu. Tolga, edhe këtë vit i është bashkuar familjes së bashkëshortes.

-640-0-5b491bfcb212c

Siç raportojnë mediat turke, çifti ka marrë me qira edhe një anije 25 metër, nga ku janë bërë edhe fotot e para nga paparacët. Qiraja ditore e anijes, mësohet të jetë plot 2 mijë e 500 euro, por kjo nuk e pengon aspak çiftin të shijojë edhe për disa ditë të tjera brigjet e detit Egje shkruan Class.

-640-0-5b491bfd4b156

Siç duket edhe nga fotot, çifti është kapur edhe në momente romantike. Almeda, që nuk e heq telefonin nga dora, ndërsa Tolga që diçka po i pëshpërit (ndoshta edhe po e lut ta heqë atë dreq telefoni).

-640-0-5b491bfc01f01
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: