I ftuar në emisionin “Fair Play nga Enkeleida Zeko” në “News 24”, Artan Shyti, pro rektor në universitetin “Marin Barleti”, ka folur për paraqitjet e Argjentinës në sfidën e sotme kundër Kroacisë.
I pyetur nëse ka mundësi për të vijuar më tej ai është shprehur:
“Nuk e kuptoj pse duhet të vazhdojë Argjentina? Në 2 ndeshja nga 3 nuk ka dhënë atë që pritet, atëherë pse të kalojë më tej, edhe pse mundësitë janë ende.
Për mua ishte një ndeshje e pisët. Ndërhyrje shumë të gabuara. Ndonjëherë duhet të jepej edhe kartoni i kuq. Dukej sikur ishte një ndeshje e kategorisë së dytë. Po të përdorej “VAR” jam i sigurtë se do të kishte disa kartona të kuq.”
Për paraqitjen e Lionel Messi-t
“Unë nuk kam parë deri më sot një lojtar që të eci aq shumë. Ai pa frikë 90% të kohës ecte. Maksimumi ka marrë topin 10 herë. Në këto nivele nuk mund të ecësh gjatë gjithë kohës.”
(BalkanWeb)