BOSNJE-Boshnjakët duke se nuk e kanë pritur aspak mirë praninë e kryeministrit të Serbisë Aleksandër Vuçiç në 20 vjetorin e masakrës së Srebrenicës.

Rreth orës 12:50 në Potocari ku po mbahet ceremonia Vuçiç është qëlluar me gurë në kokë. Lajmi raportohet nga Telegrafi serb, shoqëruar me foto e video nga incidenti.

Sipas gazetes, Vuçiç ishte duke vendosur lule në një pllakë përkujtimore, kur u sulmua me gurë nga masa që ishte prezentë.

Ndërhyrja ka qenë e shpejt duke e mbrojtur atë dhe duke e shoqëruar per në makinë , por sulmi nuk mund të shmangej për shkak të kontaktit të ngushtë në mesin e njerëzve të cilët rrethuar rrugës.

VUÇIÇ: SULMI I MIRËORGANIZUAR, AUTORËT JO TË AFËRM TË VIKTIMAVE
Ora 16:44- Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç deklaroi sot se sulmi i sotëm ndaj tij ishte i mirëorganizuar. Në një konferencë të jashtëzakonshme për media nga kryeministria në Beograd, ka thënë se serbët nuk duhet të ndjehen të nënçmuar pas sulmit në Potoçari. Vuçiç pohoi se autorët e sulmit ndaj tij nuk ishin të afërm të viktimave. “Dora ime ndaj kombit boshnjakë mbetet e shtrirë. Sulmi i mirëorganizuar, autorët jo të afërm të viktimave. Serbët të mos i shikojnë me dyshim fqinjët e tyre”, tha Vuçiç.

“Sapo kam dalë nga fabrika e akumulatorëve, një grup i organizuar i tifozëve ka filluar të më fyej dhe të bëjë thirrje për vrasjen time. Pas vendosjes së luleve, dhe largimit nga aty ka filluar sulmi i organizuar ndaj meje, duke gjuajtur me mjete të forta në drejtim timin dhe njerëzve të mi”, ka thënë ai, duke falënderuar, siç ka thënë “djemtë e tij që e rrezikuan jetën për të më mbrojtur”.

“Unë ju kam thënë atyre që më sulmuan, se pse e bëjnë një gjë të tillë. Unë nuk jam fajtor, unë u kam ofruar dorën e pajtimit boshnjakëve dhe këtë do të bëjë edhe në të ardhmen”, ka thënë kryeministri serb derisa është përcjellë me duartrokitje në konferencë

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: