KOSOVE– Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mesditën e sotme në Kosovë.

Sipas mediave vendase aksidenti ka ndodhur në Gërlicë të Kaçanikut në aksin rrugor Prishtinë-Shkup, ndërsa janë përplasur një veturë me një mjet tjetër tip kamion.

“Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit që ka ndodhur sot në fshatin Gërlicë”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Nuk dihet ende identiteti i viktimave dhe shkaqet e aksidentit të rëndë. Policia në vendngjarje ka nisur hetimet.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb