Loris Karius është një lojtarët më të përfolur të momentin nga tifozët e futbollit, por jo vetëm. Portieri i Liverpooli pas gabimeve në finale ndaj Real Madridit ishte vendimtar që skuadra e tij të humbas titullin e më të mirit.

Pas ndeshjes gjermani i kërkoi falje tifozëve dhe me këtë rast një pjesë e madhe e tyre dolën në përkrahje të tij, pasi gabimet janë diçka njerëzore.

Karius ka marrë mesazhe përkrahëse, në mesin e tyre ishte ai i aktores për filma të rritur Mia Khalifa.

“Ti ende je fitues”, ishte komenti i Khalifas në fotografinë e portierit të Liverpoolit të postuar para finales, ku ai kishte shkruar “Sytë nga kupa…”.

Aktorja libaneze përveç këtij mesazhi ngushëllues ka ngacmuar paska 26-vjeçarin duke i komentuar një ikonë të rrjeteve sociale që simbolizon sytë. Për gjithë këtë ende nuk ka ardhur një reagim nga lojtari i skuadrës angleze, por ai i Mario Balotellin nuk ka munguar. Italiani ia ka kthyer me të njëjtën ’emoji’, duke i tregtuar edhe ai ka çdo gjë nën vëzhgim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb