Ali Ahmeti përmes rrjetit social fejsbuk ka shprehur qëndrimin e tij për zhvillimet e fundit politike. “Komisionerit Hahn, ca ditë më parë, i thash se është interes shtetëror që kriza të përfundoj menjëherë sepse qytetarët dhe shteti nuk mund të mbesin peng i interesave të ngushta grupore ose partiake, por përkundrazi, në rradhë të parë duhet të vihen interesat shtetëror.

Vëmendja e Brukselit dhe Washingtonit është në Shkup andaj dhe nuk ka asnjë hapësirë për hamendësime tek palët e përfshira në proces”, shkruan ai në fejsbuk.

Ndryshe, komisioneri Han kërkoi nga të gjithë liderët, konfirmim të angazhimit të tyre për të vazhduar përmbushjen e zbatimit të marrëveshjes politike të qershor/korrikut, si dhe reformat prioritare. Për momentin në kuadër të Marrëveshjes së Përzhinos po mbahen takime për ta definuar datën e saktë të zgjedhjeve.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: