TIRANE– Avokatura e Shtetit ka përfunduar analizën vjetore të punës për vitin 2016, ndërsa vlera totale e çështjeve që janë diskutuar në gjykime brenda vendit në vitin 2016 është afërsisht 120 miliard lekë ose afërsisht 1 miliard $ amerikanë nga të cilat 93 % janë fituar nga shteti shqiptar në gjyqe të përfaqësuara nga Avokatët e Shtetit në Gjykatat Kombëtare.

Në një këndvështrim krahasimor, në analizën e vitit 2013 rezultonte se vetëm 30% e çështjeve të fituara në vlerë ishin në favor të shtetit. Kjo përqindje e çështjeve të fituara ka ardhur në rritje në vitet në vijim duke arritur sot në rezultatin rekord prej 93%.

Sa i takon sipërfaqes së tokës në diskutim në gjykata shqiptare Ju informojmë se në gjykime në të gjitha nivelet janë diskutuar gjithsej rreth 66 mijë dynym tokë nga të cilat 81 % janë fituar nga shteti shqiptar (më shumë se 53 mijë dynymë).
16712058_1958578204376526_8329531822287105672_n
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb