Nga: Ilir Sinanaj

Analiza e thelluar e një raporti siç është ai i “Doing Business 2017” i Bankës Botërore nxjerr në pah pikët e forta dhe të dobëta të mjedisit të biznesit të një vendi të caktuar. Si çdo raport, edhe ky i Bankës Botërore ka një metodologji të caktuar. Renditja e një vendi sipas raportit “Doing Business 2017” varet edhe nga nëntregues të tjerë. Dy nga këta nëntregues sipas këtij raporti janë: 1) Marrja e shërbimit të energjisë elektrike; 2) efikasiteti i zbatimit të kontratave. Për të 2 këta nëntregues, sipas raportit “Doing Business 2017” të Bankës Botërore, Shqipëria ka një nga renditjet më të këqija ndër vendet evropiane të lindjes. Renditja e këtyre 2 nëntreguesve tregon ndër të tjera edhe vështirësinë që kanë investitorët qoftë shqiptarë, qoftë të huaj për të investuar kapitalin e tyre në Shqipëri.

Marrja e shërbimit të energjisë elektrike
Energjia elektrike është shumë e rëndësishme për sipërmarrjet, për të mos thënë jetike. Një vend që kërkon të përthithë investime duhet të sigurojë një shërbim të mirëfilltë furnizimi me energji elektrike. Sipas raportit “Doing Business 2017” të Bankës Botërore, Shqipëria renditet në vendin e 156-të (nga 190), për shërbimin me furnizim energjie elektrike, si edhe në 4 vendet e fundit të Evropës së lindjes.

drita

Për të përllogaritur një vlerësim të marrjes së shërbimit të energjisë elektrike në një vend, nga “Doing Business” bëhet një analizë e kohës që duhet për të lidhur një kontratë energjie elektrike, kohës dhe cilësisë së shtrirjes së rrjetit, transparenca e tarifave të energjisë elektrike, sa të sigurta janë lidhjet elektrike, si edhe një monitorim të mungesës dhe ndërprerjes së ikjes së energjisë elektrike.

drita tabela

Efikasiteti i zbatimit të kontratave
Për të pasur një mjedis të suksesshëm që individët dhe kompanitë të hyjnë në marrëdhënie të ndërsjella tregtare, duhet të vendosen rregulla dhe këto rregulla në fjalë duhet të zbatohen.

kontrata tabela
Sipas raportit “Doing Business 2017” të Bankës Botërore, Shqipëria renditet në vendin e 116-të (nga 190), për efikasitetin e zbatimit të kontratave, si edhe një 3 vendet e fundit të Evropës së lindjes. Në analizën e “Doing Business” janë analizuar procedurat gjyqësore, dhe koha që nevojitet për to, si edhe efikasiteti i tyre për të zgjidhur mosmarrëveshje, që lidhen me zbatimin e kontratave.
kontrata
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb