Për koncertin e bamirësisë të organizuar nga Tidal, Beyonce është bërë dy, duke kërcyer në skenë me hologramën e saj.

Ka qenë pikërisht popstari ylli i mbrëmjes newyorkeze, ku kanë qenë të ftuar edhe shumë artistë të tjerë, për të mbledhur fonde të destinuara për Robin Hood Foundation, shoqata që ndihmon personat në nevojë. Me një veshje gri tw ndricuar, një gërshet të gjatë dhe të pasmet e saj seksi, Beyonce ka ndezur skenën në një kërcim sensual, të realizuar në një skenë futuriste.

Një tjetër yll që ka shkëlqyer në këtë mbrëmje ka qenë edhe Nicki Minaj. Të dyja seks bombat, kanë kënduar së bashku këngën Feeling Mysels dhe remiksin e Flawless, duke performuar përballë fansave, të cilët janë ekzaltuar së tepërmi.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: