Sipas Gartner, shitjet globale të telefonave të mençur u rritën me 9.7% nga viti në vit gjatë tremujorit të katërt të vitit 2015. Kjo ishte rritja më e ngadalshme për një tremujor që nga viti 2008. Numri i telefonave të mençur të shitur në TM4 arriti në 403 milionë njësi.

Për të gjithë vitin 2015, në mbarë botën shitjet e telefonave të mençur numërojnë 1.4 miliardë njësi, apo 14.4% më shumë sesa viti 2014.

Android ka vazhduar dominimin e saj global në tremujorin e katërt, ndërsa sistemi operativ i Google llogarit se mban 80.7% të shitjeve të telefonave të mençur global gjatë periudhës tre mujore. Shitjet në mbarë botën të pajisjeve Android u rritën për 16.6% nga viti në vit gjatë tremujorit të fundit të vitit.

Në tremujorin e fundit, në mesin e prodhuesve më të mëdhenj të telefonave të mençur ishin Samsung dhe Huawei.

Huawei ka shitur 104.09 milionë njësi për të rritur pjesën e tregut në tremujorin e fundit nga 5.5% në 7.3%, nga viti në vit, shkruan tg.
Kjo bën që në vendin e tretë të jetë Apple. Ndërsa Apple pati raportuar një rritje të vogël nga viti në vit, shitjet e iPhone për tremujorin e katërt në fakt kanë rënë 4.4% gjatë periudhës tre mujore. Ky është tremujori i parë në historinë e produktit që Apple ka rënie në shitje

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: