Greqia dorëzon sot planin e propozimeve për kreditorët. Gazeta gjermane ‘Bild’ detajon planin grek për reformat e ardhshme në vend. Sipas gazetës Greqia do të mbledhë 7.3 miliardë euro nga taksat për oligarkët ndërsa sa i përket reformës fiskale, Greqia parashikon të godasë manjatët nëpërmjet taksave si dhe të mos lëshojë pe ndaj kontrabandës. Sipas ‘Bild’, qeveria greke e Cipras do te mbledhë 2.5 miliardë euro nga tatimi i oligarkëve të fuqishëm ndërsa parashikohet të mbledhë para edhe nga borxhet që individë dhe biznese i kane shtetit prej shumë vitesh. Një goditje e forte do të jepet kontrabandës së paligjshme të benzinës dhe cigareve ndërsa antikontrabanda do sjellë 2.3 miliard euro në arkën e qeverisë greke.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: