DURRES– Biznesi në Durrës i kërkon Qeverisë heqjen e një sërë taksash që ndikojnë në çmimin e lartë të karburantit. Në një takim me përfaqësues të biznesit, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka bërë publik propozimin e biznesit durrsak, që kërkon heqjen e taksës së qarkullimit, si dhe uljen e TVSH në 6%.
Sipas biznesit durrsak, për shkak të çmimit më të lartë të karburantit në rajon, veriu i vendit furnizohet nga Mali i Zi, juglindja në Maqedoni, ndërsa jugu i vendit në shtetin grek.
Propozimi i bërë nga biznesi është edhe një apel për forcat politike për të dhënë mbështetje në favor të konsumatorit shqiptar.
Një pikë problematike e përmendur nga biznesi është mungesa e sigurisë për cilësinë e karburantit, pavarësisht çmimit të lartë me të cilin tregtohet.
(el.sp/BalkanWeb)