Serbia do të bëhet edhe me katër avionë “MiG 29”. Kësaj radhe është Bjellorusia ajo që ia ka dhuruar Serbisë këta avionë, të cilët, siç njoftojnë mediat serbe, do të rimontohen e modernizohen sipas modelit të 6 avionëve të tillë të marrë nga Rusia.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin.

Ai ka theksuar se avionët janë donacion pas marrëveshjes mes Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç, dhe atij të Ukrainës Aleksandar Lukashenko.

Vulin ka thënë se brenda një viti Serbia do ta ketë skuadrën e modernizuar të avionëve “MiG-29”, dhe se do të arrijnë edhe helikopterët “H-145M”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: