Leonardo Bonucci ende nuk po arrin të përshtatet me ekipin e Milan dhe duke parë që ai është një nga dy futbollistët më të paguar në “Seria A” kritikat nuk kanë të ndalur. Edhe në takimin e fituar mbrëmë nga “djalli në ‘Europa League’ mbrojtësi ishte protagonist i një episod negativ për skuadrën e tij.

Ekipi i drejtuar nga Montella u surprizua në “San Siro” nga Austria e Vienës në minutën e 21-t pasi morën avantazhin edhe për faj të Bonucci-t. Monschein kaloi portierin Donnarumma dhe goditi topin me portën që ishte e boshatisur, por për të shkuar deri në rrjetë u desh edhe ndihma e ish-futbollistit të Juventusit.

Edhe pse Milan në fund triumfoi me rezultatin 5-1 mbrojtësi nuk i shpëtoi dot kritikave edhe pas një ndeshje që në dukje ishte e thjeshtë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: