Në kuadër të ministerialit të OSBE-së, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati zhvilloi një takim me Ministrin e Jashtëm dhe Kancelarin e zgjedhur të Austrisë Sebastian Kurz.

Biseda u përqëndrua tek perspektiva evropiane e Shqiperisë, duke pasur parasysh që Austria ka presidencën BE-së për vitin e ardhshëm. Ministrat diskutuan gjithashtu për çështje të bashkëpunimit dypalësh dhe bashkëpunimin ekonomik.

Bashkëbiseduesit u ndalen dhe tek aktivitetet e përbashkëta në kuadër të vitit kukturor Shqiperi-Austri 2018. Ministri Bushati e njohu Kurz me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare duke u ndalur sidomos tek reforma në drejtësi dhe proçesi i vetingut. Ai u shpreh se Shqiperia e shikon nisjen e bisedimeve për anëtarësim si fillimin e rrugëtimit evropian të vendit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: