BRUKSEL– Çështja për emrin mund të zgjidhet vitin e ardhshëm, deklaroi ndërmjetësi Methju Nimic pas bisedimeve të sotme në Bruksel me përfaqësues të Maqedonisë dhe të Greqisë, Vasko Naumovski dhe Ademantios Vasilakis.

“Pas kaq viteve, nuk do të paraqitet emër i ri magjik. Zgjidhja do të gjendet me vullnet politik dhe diplomaci të mirë”, tha Nimic.

Sipas ndërmjetësit, përfundimisht edhe në Greqi edhe në Maqedoni është përmirësuar klima për çështjen e emrit.

Nimici nuk tregoi nëse në takim ka dalë me propozim të ri.

Raundi i sotëm i bisedimeve për emrin në Bruksel u mbajt pas pushimit prej tre vjetëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: