Magnezi merr pjesë në mbi 300 procese trupore. Megjithatë, mungesa e magnezit ndonjëherë është shumë e vështirë për t’u vënë re për shkak se simptomat e para janë shumë delikate.

Doza e rekomanduar ditore e magnezit është 320 miligramë për femra dhe 420 miligramë për meshkuj mbi moshën 31 vjeç. Meshkujve dhe femrave të moshës 19-30 vjeç u nevojiten rreth 10 miligramë më pak, ndërsa grave shtatzëna rreth 40 miligramë më shumë.

Personat që vuajnë nga sëmundjet e sistemit të tretjes e absorbojnë me vështirësi magnezin. Me kalimin e moshës përthithja e magnezit dobësohet në mënyrë natyrale, ndërsa personat që vuajnë nga diabeti i tipit 2 humbasin më shumë magnez përmes urinimit.

Mungesa afatgjatë e magnezit mund të shkaktojë efekte të rënda anësore të padëshiruara.

Rritja e shtypjes së gjakut
Mungesa e magnezit rrit rrezikun e hipertensionit. Magnezi është thelbësor për ruajtjen e sasisë së mjaftueshme të kaliumit dhe kalciumit, mineraleve të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në nivelin e shtypjes së gjakut.

Ndjesia e djegies në duar dhe këmbë
Magnezi e ruan funksionimin e duhur të muskujve dhe sistemit nervor, kështu që mungesa ekstreme e magnezit mund të shkaktojë ndjesi të djegies dhe mpirjes. Mungesa e magnezit është e lidhur edhe me dhimbje të muskujve.

Dhimbje të shpeshta koke
Magnezi ndikon direkt në nivelin e kimikateve në tru dhe si rezultat edhe në aktivitetin e tyre, por studimet kanë treguar se personat të cilët nuk konsumojnë magnez të mjaftueshëm shpesh vuajnë nga dhimbjet e kokës.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: