TIRANË- Pasi Partia Socialiste publikoi një certifikatë, që sipas saj tregon se deputeti Artur Bushi nuk është i dënuar në Itali, zëdhënësja e ish-kryeministrit Berisha, Erla Mëhilli reagon duke dhënë një tjetër version të kësaj certifikate. Ajo thotë se certifikata që u paraqit sot nga PS-ja, është lëshuar nga Gjykata e Milanos dhe vlen vetëm për rajonin e Milanos, duke mos treguar nëse Bushi figuron apo jo i dënuar në pjesë të tjera të territorit italian. Sipas Mëhillit, nga një kërkim i thjeshtë në Google, rezulton se në vitin 2010, Artur Bushi rezulton i arrestuar në Varesse të Italisë si pjesë e një grupi që trafikonte drogë.

1.Hetimet per grupin e arrestuar I ka ndjekur Prokuroria e Busto Arsizio, (e ndryshme nga Milano) dhe vetëm kjo prokurë mund të lëshonte një çertifikate në lidhje me aktakuzën në fjalë si ajo penale (në ekziston o jo një dënim penal) ose atë të ashtëquajtur “certificato di carico pendenti” në të cilën rezulton në ç’gjëndje është proçesi penal.
2. Certifikata penale që personi ka paraqitur ështe marrë në Milano dhe nuk ka lidhje me rastin konkret.
3. Deri sa të përfundojnë te tre shkallët e gjykimit dhe vendimi të marrë formën e prerë (në Itali zgjat edhe 10 vite) në certifikatën penale nuk do të rezultojë asnjëhere dënimi dhe do të ketë shkruar “nulla”.
4. Në Itali, pasi të kanë arrestuar, vetëm kopja e vendimit të pafajësisë (me vulën e formës së prerë) demostron që personi e ka mbyllur pozitivisht çështjen penale të veprës penale për të cilën akuzohet. Pra certifikata qe nxorri sot PS eshte thjesht nje tentative per te mbuluar”,- shkruan Mëhilli.
Deputeti Artur Bushi është zyrtarizuar nga mazhoranca si kandidat për kryetar bashkie në Krujë. Por që pas asaj dite, ai ka qenë në qendër të akuzave nga opozita dhe media, si person me rekorde kriminale. Deri më tani, vetë i akuzuari nuk ka bërë asnjë deklaratë publike. Mbrojtja e vetëm i ka ardhur nga përfaqësues të Partisë Socialiste.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: