TIRANE– Nënkryetari dhe deputeti i PD, Edi Paloka ka reaguar pas ceremonisë që u zhvillua në Tiranë për çmimin e fituar për sheshin “Skënderbej” në Barcelonë. Paloka ka reaguar ashpër, ndërsa thotë se çmimi i vetëm që Rama dhe Veliaj meritojnë është ai i pafytyrësisë dhe hajdutërisë. Paloka ka publikuar edhe një foto nga ambientet e bashkisë se Tiranës në të cilën duken dokumente të varura duke u tharë për shkak të përmbytjes.
y6gh
Deklarata e Edi Palokës:
I vetmi çmim që mund të marrin dhe ta meritojnë plotësisht Rama dhe Veliaj, është ai i pafytyresisë dhe hajdutërisë bashkë.
Vetëm dy ditë pasi Tirana u përmbyt, kur dhe “saci” (që keta e quajnë shesh) u kthye në kënetë llumi, kur dhe vetë ambjentet e bashkisë u përmbytën, pikërisht për shkak të “sacit”-“shesh”, kanë guximin të dalin e te mburren.
5 milionë euro e paraqiten projektin e parë te “sacit” dhe megjithëse dhe aty kishin llogaritur të vidhnin me shumë se gjysmën e parave, si gjithnjë nuk u ngopen dhe nga 5 e çuan në 25 milionë euro vjedhjen. Pastaj nga paratë e vjedhura, paguajnë për të marre dhe çmime. Siç paguan me paratë e kanabisit ata që deklaronin se nuk ka kanabis në Shqipëri.
Vjedhin 25 milionë dhe set tot thone nuk kemi para teatrin…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: