Devel Sixteen është njëra nga makinat mbresëlënëse që është shfaqur në Dubai Motor Show 2017.

Falë Shmee150, ne mund ta shohim në një vështrim shumë të afërt versionin e përfunduar koncept të Devel (jo gati për prodhim ) , i disponueshëm në tre konfigurime, secili më i fuqishëm se tjetri.

Modeli i i parë përmban një konfigurim prej 2,000 kuajfuqi V8 dhe pasohet nga një version i garës prej 3,000 kuajfuqi V8. Sigurisht kryesori është versoni 12,3 litërsh V16 quad-turbo me 5,300 kuajfuqi.

Kjo makinë ka për qëllim të kapë shpejtësinë që tejkalon 500 km/orë.

Brendësia e makinës është ende në zhvillim e sipër, megjithatë dizajni i konceptit duket si thjeshtë ashtu edhe futuristik, por nuk është një kombinim i keq. Kabina gjithashtu duket çuditërisht e gjerë, e papritur për këtë lloj makine

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: