Dielli ka ndriçuar, për herë të parë këtë vit, statujën e faraonit Ramsesi II, monument ky i cili gjendet në tempullin Ebu Simbel në qytetin Asvan të Egjiptit.

Ngjarja astronomike, që ndodh vetëm dy herë në vit, u ndoq jo vetëm nga zyrtarët egjiptianë dhe të ftuarit, por edhe nga mijëra turistë vendas dhe të huaj.

Në deklaratën për media, drejtori i tempullit Ebu Simbel, Husam Abbud, tha se ngjarja astronomike në fjalë është një tregues se sa të avancuar kanë qenë egjiptianët e vjetër në shkencë.

Ai theksoi që drita e diellit nisi të ndriçojë statujën në orën 06:25 sipas kohës lokale dhe se statuja vazhdoi të ndriçohej për 20 minuta.

Në dyert e tempullit Ebu Simbel të qytetit Asvan gjenden katër statuja gjigante të Ramsesit.

Ngjarja që cilësohet si mrekulli astronomike, realizohet në ditën e lindjes së Ramsesit II, më 22 tetor dhe në ditën e kurorëzimit të tij më 22 shkurt dhe zgjat afro 20 minuta.

Në Egjiptin antik, ndriçimi i statujës së Ramsesit më 22 tetor simbolizonte fillimin e stinës e kultivimit, ndërkaq 22 shkurti simbolizonte nisjen e stinës së korrjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: