Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Diplomati britanik: Rruga e Serbisë për në BE kalon nëpër Kosovë

diplom

Nënsekretari i përgjithshëm i Foreign Office në Britani të Madhe, Simon McDonald, ka takuar kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, me të cilën, veç tjerash, bisedoi edhe për Kosovën dhe dialogun me të.

Nënsekretari i Foreign Office, Simon McDonald, dhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, vlerësuan iniciativën e kryetari serb, Aleksandar Vuçiç, për dialog të brendshëm, si tejet të rëndësishëm, në të cilin duhet të inkuadrohen sa më shumë përfaqësues institucionalë shtetëror edhe shumë aktorë të shoqëror.

“Vetëm dialogu është rruga e vetme që çon drejt anëtarësimit të BE-së, sepse bën të mundur përmirësimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd”, deklaroi përfaqësuesi britanik, Simon McDonald.

(BalkanWeb)


Komente ( 2 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.