Shkolla e dizajnit në Zvicër, “Sbarro” ka zbuluar një veturë koncept të pazakontë, që ka tërhequr vëmendje të madhe në panairin e veturave në Gjenevë.

I udhëhequr nga dizajneri veteran Franco Sbarro, dhe studentët e “Ecole Espera Sbarro” në Montbeliard kanë zbuluar këtë koncept të ‘çmendur’.

Dizajni i konceptit të quajtur “Sbarro Mojave roadster” është veturë për dy veta, dhe ka pesë shpejtësi manuale, e motorin 4.0 litërsh me benzinë që prodhon 290 kuaj fuqi.

Më shumë ende nuk është zbuluar për këtë koncept, i cili duket fantastik.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: