Sipas ish-ministrit të Drejtesisë, Ylli Manjani, vendi është katandisur pa kushtetute fare, nderkohe qe “Reforma paska qene vendosja e qeverisë mbi çdo gjë”.

Në një status në Facebook, Manjani shkruan se pasi te merr gjithcka, e ste le as te thuash këtë realitet, se të quan “anti-reformë” e “tradhëtar”., ai thekson se “Është më mirë të tradhtosh qeverinë sesa Shqipërinë”.

Postimi i plote

Reforma…
————
Dy vite pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, me 140 vota, u katandisëm pa Kushtetutë fare!

Shkrirja e Gjykatës Kushtetuese, si garanci e zbatimit të Kushtetutës, është akti më i rëndë kundër Shtetit, Kushtetutës dhe Demokracisë!

Pas dy vitesh Kushtetutë, shteti është me Prokurori pa kokë dhe me gjykata te sakatuara. Është edhe më keq se ç’ishte!

Gjykata e Lartë është në kolaps, praktikisht e mbyllur.

Gjykatat e tjera shohin vetëm nga Vettingu dhe qeveria…

Prokuroria êshtë e gjitha nën sqetullën e qeverisë!

Asnjë shpresë që kjo situatë do ndryshojë tani afër…

Të huajt na shohin e na vlerësojnë vetëm si matricë, jo si realitet dinamik!

Prandaj qeveria sillet si pronare e çdo gjëje! Qeveria të merr paratë, pronën, liritë çdo gjë!

Të rreh dhe stë lë të qash!

Nuk të lë as ta thuash këtë realitet, se të quan “anti-reformë” e “tradhëtar”…

Pra kjo na paska qenë reforma! Vendosja e qeverisë mbi çdo gjë!!!

Por unë do ta them këtë realitet ashtu siç është!

Punë e madhe se ç’thot qeveria që e ka tradhëtuar Shqipërinë, duke u marrë me drogë!

Është më mirë të tradhtosh qeverinë sesa Shqipërinë!

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: