NGA BEN ANDONI

“Pse duhet ta kuptosh çdo gjë në art sesi punon piktori, apo sesi kompozon dikush apo mënyrën sesi shkruan një shkrimtar. Mundohu ta ndjesh si duhet një vepër arti dhe mjafton”. Donatella Baglievo, 70-vjeçare, kineaste me eksperiencë dhe tashmë e thyer në moshë, duket se vitet i kanë dhënë veç eksperiencës, emocionit të punës dhe shumë koncepte. Ndërsa, duket se kulmin e krijimit kinematografik e ka arritur me Tarkovskin, filmin e të cilit arriti dhe e solli në Shqipëri në vizitën e saj të parë në vendin tonë, për nder të pjesëmarrjes së filmit të saj në Festivalin Ndërkombëtar të Dokumentarëve TIFF 2016. Nga fundi i vitit 1982, Komuna e Romës po organizonte një ngjarje kulturore të quajtur Ladri di cinema: ku autorët e 14 filmave të shquar ishin ftuar për të folur in person për filmat e tyre, por edhe figurat e njohura që kishin ndikuar tek ata.

Ligjërata nga Andrei Tarkovski me këtë rast, filmuar nga Donatella Baglivo, ishte fillesa e projektit të saj të dokumentarit që na e ka shpalosur me filmografinë e vet. Ajo na lejon ta shohim regjisorin e njohur të zhvilluar me disa nga idetë e tij më të mëdha për krijimin artistik duke na shpjeguar në mënyrë të veçantë rëndësinë e dimensionit kohor në konceptimin e tij të kinemasë. Artisti, në këtë film shpreh keqardhje për varfërinë e kinemasë bashkëkohore: mungesën virtuale të një mendimi të vërtetë në kinema, epërsinë e dhënë ndaj kinemasë argëtuese. Ajo tregonte dhe madje arriti të komentoi fragmente nga punët e drejtorëve të filmave që kanë ndikuar dhe inkurajuar dirtekt atë, të tillë si: Kurosawa, Buñuel, Antonioni.

‘Andrej Tarkovski, Poeti në Kinema’ jo vetëm ka sjellë emocionin e përballjes direkt të publikut me autorin, në faza të ndryshme të krijimtarisë dhe jetës së vet, por edhe vlerat e një kineasti poet dhe gati metafizik. A mund të kuptohet Tarkovski?-e pyesim. Për ish-nxënësen e vet është realisht i vështirë për t’u kuptuar dhe ajo vetë është dashur të punojë dhe të përfshihet me vështirësi me mënyrën sesi ai punonte dhe e përcillte emocionin. Dhe, jo vetëm kaq, por për ta thjeshtuar më shumë, të tregon historinë e një kineasti të njohur italian, kur pa dokumentarin e saj. “Jo, por njëherë kur duhej që një kritik i njohur italian donte të më shpjegonte diçka, më tha sinqerisht: E kam parë dhjetëra herë dhe nuk e kuptoj fare edhe sot e kësaj dite”. Por a ishte kaq i vështirë kineasti rus? “Jo aq, nëse do ishe me të dhe ndaje emocionet me të” citohet ajo për Milosao. Në pjesën e tretë të triologjisë së saj është zgjidhur pyetja direkt e personazhit dhe përgjigjet e tij në vende të ndryshme, ku theksi është ndriçimi që i bëhet pjesës së brendshme të botës së tij shpirtërore, duke filluar nga fëmijëria dhe duke vazhduar me të gjithë kategorikë e psikës deri në vetëkuptimin përpara mbarimit të madh. Por, për

të gjitha atij i duhet të shpjegojë dhe të shpjegojë. A nuk të duket pak si ndikim i Bulgakov? “Jo, tamam, por Andrej Koncalavski pati shumë ndikim tek ai. Ata punuan bashkë që në shkollë dhe duket se kishin shumë gjëra të përbashkëta, madje një nga punët e përbashkëta u bë projekti i tij i diplomës”. Në fakt, një ndikim të rëndësishëm në punën e Tarkovskit pati regjisori i filmit Grigori Chukhrai, i cili ishte pedagogu i tij. I impresionuar nga talenti i studentit të tij, Chukhrai i ofroi madje Tarkovskit një pozicion si asistent për filmin e tij të parë. Tarkovski fillimisht tregoi interes, por pastaj vendosi të përqendrohet në studimet dhe projektet e tij të shumta. Dhe Tarkovski ndoqi logjikën e vet. Çdo film i tij ishte i kuruar me shumë kujdes, por edhe u kalua përmes shumë vështirësive, sepse ishte thjesht i jashtëzakonshëm, na sqaron.

“Në art nuk ka nevojë që të pretendosh të bësh gjëra të mëdha, duhet që thjesht të krijosh sa më afër perceptimit tënd. Duhet të jesh i sinqertë”, përsërit fjalë që ka dëgjuar nga mësuesi i saj. Andrei Tarkovski, triologjia është e ndërprerë nga shumë referenca biografike, por në një farë mënyre të afron edhe me dimensionin e vërtetë mistik të punës së Tarkovskit, duke u përqendruar veçanërisht në nocionet e sakrificës dhe mrekullisë, që ishin aq shumë të dhëna dhe të ndërngulura për mjeshtrin e njohur rus. Filmi ka përfshirë vende të ndryshme të Italisë, ku ka jetuar ai: Firence, ku jetoi më së shumi, dhe ku tani ekziston muzeu i tij apo në vendin e quajtur Bagno Vignoni, ku është filmuar edhe “Nostalgia” në shtëpinë e skenaristit italian Tonino Guerra. Donatella ka ardhur për herë të parë në Shqipëri. Në pak minutat që ndajmë na tregon se e ka filluar karrierën e vet që kur ishte 18 vjeç, duke u mbajtur si një nga kineastet më të reja në biznesin e filmit në Itali. Redaktore e filmave dokumentarë dhe videove të reklamave për RAI dhe kompani të tjera, arriti kulmin në vitet ‘82-‘84 kur bëri filmin dokumentar të jetës për Tarkovskin.

Gjatë karrierës së vet realizoi shumë projekte të jo-fikshënit në SHBA duke përfshirë në këtë punë shumë filma të tillë me portretet e James Dean, Marlon Brando, Marilyn Monroe, Rita Hayëorth, Clark Gable, Gary Cooper, Frank Capra, etc. Me modestinë e saj, nuk e pranon por puna e saj biografike është e studiuar në universitete, projektuar ngado dhe e shpërndarë në Itali dhe kudo nëpër botë. Autorësinë e saj mbajnë ciklet e dokumentarëve “Storia e leggende dei nostri castelli” (1987), “I Grandi Del Cinema Italiano” (1995), “Viaggio in Israele – Tra storia e religioni” (1999) , Italia Germania Villa Vigoni – Un laboratorio di Cultura Europrea” ( 1996), “La cinepresa e il mio amore” (2000)…Një jetë e tërë i them dhe mbase kjo ka qenë një ndihmë për Tarkovskin. “Tarkovskin thjesht shijoje mos e bezdis në pyetje pafund që nuk shkojnë”, më sqaron.

Cili ishte Andrei Tarkovski Arsenijeviç (1932-1986)
Filmat e Tarkovskit janë shumë të pakët dhe ata përfshijnë “Fëmijëria e Ivanit” (1962), “Andrei Rublevit” (1966), “Solaris” (1972), “Mirror” (1975) dhe “Stalker” (1979). Ai realizoi pesë nga shtatë filmat e tij artistikë në Bashkimin Sovjetik, kurse dy filmat e tij të fundit: “Nostalghia” (1983) dhe “The Sacrifice” (1986), janë prodhuar respektivisht në Itali dhe Suedi. Puna e tij është e karakterizuar nga struktura të gjata narrative, që konsiderohen si të pazakonta nga ana dramatike, ku dukshëm kemi përdorimin e elementëve të kinematografisë me temat shpirtërore dhe metafizike. Kontributi i tij në kinema ishte aq i madh, saqë ata që punonin në frymën e tij janë përshkruar si Tarkovskianë. Kurse Ingmar Bergman do të thoshte për Tarkovskin, një shprehje që mbahet si thelbësore për njohjen e tij: “Tarkovsky për mua është më i madhi, njeriu i cili shpiku një gjuhë të re dhe të vërtetë të natyrës së filmit, pasi ajo e kap jetën si një reflektim, dhe vetë jetën si një ëndërr.”

Cila është Baglievo
Donatella Baglivo (Tricase, 18 maj 1946) është një regjisore, montazhiere dhe skenografe italiane. Donatella Baglivo ka qenë e pasionuar për regjinë dhe montazhin qysh kur ishte fare e re; në moshën 16-vjeçare ka qenë e angazhuar në filmin e parë me metrazh të gjatë. Në fund të viteve ‘60 ka bërë një bashkëpunim të gjatë me RAI-n në prodhimin e “editimit të film” të dokumentarëve, filmave, e serive të Tv. Ndërmjet shumë prodhimeve janë vlerësuar shumë prej saj të një numri pjesësh të kolanës: “I Grandi del Cinema Italiano”, dokumentarë me intervista nga autorë, regjisorë e shkrimtarë që kanë bërë historinë e kinemasë italiane duke filluar nga Totò, Fellini, Zeffirelli, Alberto Sordi, Virna Lisi, duke arritur me ata më të njohurit bashkëkohorë.

Filmografia kryesore “Un poeta nel cinema: Andreij Tarkovskij” (1984) “Storie e leggende dei nostri castelli” (1989) Serie TV “Hollywood Dearest” (1990) Turkan Soray: La cinepresa è il mio amore (2001) “…e dopo cadde la neve” (2005) film

Disa bashkëpunime: “La città del sole (1974) di Gianni Amelio (montazh) “Stelli emigranti (1983) Filmi Dokumentar i Francesco Bortolini (montazh)

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: