TIRANE – Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, së fundmi ka publikuar klipin e tij më të ri në bashkëpunim me Anxhelo Koçin të titulluar “Më fal 2”.
Teksa njoftoi publikimin e “Më fal 2”, ajo që të gjithve na tërhoqi vëmendjen ishte përshkrimi që Stresi vendosi mbi foto.
“Ta gëzosh këngën Keisi”, shkruante Stresi.

Në këngë reperi i njohur shqiptar thur lavde për një vajze dhe ndoshta kjo vajzë është pikërisht Keisi. Për më tepër gjatë një prononcimi për mediat, ai tha se kënga është bazuar në një histori të vërtetë.

Stresi është treguar shumë i rezervuar të flasë për historitë e tij të dashurisë, por mesa duket kjo për arsye se nuk ka qenë i sigurt në lidhjen e tij. Sot gjërat kanë ndryshuar.

Së fundmi reperi shqiptar ka postuar një video në Intagram ku shihet teksa udhëton makinë me një vajzë.Ato duken shumë të dashuruar me njëri- tjetrin, madje në një moment ajo i puth dhe dorën. “Msoni pak nga ne #beautifulbaby #lovemycat”, shkruan Stresi tek videoja.

Msoni pak nga ne #beautifulbaby ?? #lovemycat

A post shared by Me Fal Ft Anxhelo ?? new ? (@stresi) on


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: