Policia e Vlorës ka ushtruar kontroll të befasishëm në shtëpinë e një biznesmeni, ku është gjetur një sasi e konsiderueshme vaj cannabis dhe pluhur cokollate cannabis. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Shahin Zanaj.

Njoftimi i prokurorise
Prokuroria Vlore pas marrjes se vendimit te kontrollit ne gjykate ushtruan kontroll ne banesen e shtetasit Shahin Zanaj, lindur ne Vezhdanisht Vlore dhe banues ne lagjen 24 maji Vlore.
Ne banesen dhe kantinen ngjitur me te u gjeten sasi e konsiderueshme vaj cannabis dhe pluhur cokollate cannabis.
U ushtrua kontroll edhe ne aktivitetin privat bar restorant ne Rradhime Vlore po nuk u gjet gje e kundraligjshme. Sasia e gjetur eshte e konsiderueshme po nuk eshte peshuar pasi grupi hetimor eshte duke kryer veprime ende.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb