Russell Crowe ka përdorur rrjetet sociale për të ndarë një imazh të personazhit të tij “The Gladiator” në formë çokollate, falë një statuje të lartë të krijuar për një konkurs në Festivalin e Çokollatës Hamrun në Maltë fundjavën e kaluar.

“Disa njerëz marrin statuja bronzi. Disa prej mermeri”, ka shkruar aktori në Twitter. “Në Maltë më bënë prej… çokollate!!!”.

Këtë fundjavë në Maltën e bukur është festivali me famë botërore i çokollatës Hamrun.
Artisti është Tiziano Cassar.

“Kur të përfundojë konkursi, unë do të jem në dispozicion për të ngrënë,” shtoi Crowe me shaka.

Statuja është krijuar nga artisti Tiziano Cassar dhe është frymëzuar nga filmi i vitit 2000. Ëmbëlsira është parë nga mijëra pjesëmarrës të festivalit dhe jo pak e kanë komentuar në internet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb