BERAT-Zgjedhjet lokale po afrojnë dhe të gjithë janë nën ethe të mësojnë se cilët do jenë kandidatët për kryetarë Bashkie. Por temperatura është rritur më shumë për ata që mund të jenë në garë. Kështu në rrjete sociale zbulohen dhe ëndrrat e dikujt që dëshiron me zemër të bëhet kryetar Bashkie i Beratit. Kërkesa më e çuditshme është se Z Shkarpa i kërkon përmes një letre të hapur z Edi Rama dhe z Lulzim Basha të mundësojnë kandidimin e tij si kryetar i Beratit.

Vetëm pak kohë më parë, Shoqata Antipatrea Berat me kryetar z. Pavllo Shkarpa, i bëri një ftesë publike, në kufijtë e lutjes, ing. Pavllo Shkarpës për të kandiduar “për postin fisnik të kryetarit të Bashkisë së Beratit”.
Në fakt, ftesa e Shoqatës Antipatrea Berat me kryetar z. Pavllo Shkarpa, e bërë ndaj inxhinier Pavllo Shkarpës, ishte publike dhe normalisht kërkonte një përgjigje po publike nga ky i fundit.
Me ç’duket, inxhinier Shkarpa e ka pranuar në heshtje këtë barrë të rëndë që Shoqata Antipatrea Berat i ka kërkuar të marrë mbi supe.
Por Shoqata Antipatrea Berat me kryetar z. Pavllo Shkarpa nuk e ka lënë me kaq mundësinë e kandidimit të ing. Pavllo Shkarpës.
Në një postim në faqen zyrtare në rrjetin social facebook, Shoqata Antipatrea Berat me kryetar z. Shkarpa, në një thirrje publike dhe të hapur, i kërkon z.Edi Rama, kryeministër dhe njëkohësisht kryetar i PS-së, dhe z. Lulzim Basha, kryetar i PD-së, që të vlerësojnë mundësinë e kandidimit të ing. Pavllo Shkarpës për postin fisnik të qytetit të Beratit.

Më poshtë thirrja e plotë:
THIRJE
E SHOQATES BERATI DERGUAR
KRYEMINISRTIT TE SHQIPERISE
KRYETARIT TE PARTISE SOCIALISTE
Z EDI RAMA
KRYETARIT TE OPOZITES PARTISE DEMOKRATIKE Z LULZIM BASHA.
Duke dëgjuar zërin qytetar si dhe në bazë të sondazheve të ndryshme bërë nga shoqata, si dhe një grup i madh intelektualësh, ju kërkojmë të vlerësoni kandidaturën e inxhinier Pavlo Shkarpa si një mundësi kandidimi për postin fisnik të qytetit të Beratit. z Pavlo Shkarpa ka 10 vjetë që drejton këtë shoqate dhe ka treguar me vepra që e do qytetin e vetë dhe është i denjë ta drejtoje me ndershmëri dhe me dashuri atë qytet, njeri i kompletuar i ndershëm.
z Pavlo pranoj e të kandidojë për ta kthyer Beratin në një Stambollë të vogël. Do të jemë një kryetarë për fukarane beratas, dhe nje kryetar per qytetarin e ndershem beratas. Partia ime është Berati.
BERATIN E NJOFE, E DASHUROJE DUA TA NDERTOJE. QYTETARIN BERATAS DUA TA PASOROJE. FALEMINDERIT.
(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: