Që pas së shtunës së kaluar kur Romeo u shpall finalist, nuk kanë ndalur debatet e vazhdueshme mes Meritonit dhe Heidit.

Meritoni akuzon Heidin se po bën lojë me Eglën, ndërsa Heidi thotë se ajo po fyet vazhdimisht nga Meritoni, edhe pse ajo ka dëshirë që t’i sheshojë mosmarrëveshjet mes tyre.

Meriton: Një Big Brother i Heidit, rrugën e ka të shtruar nga Romeo, Egla dhe Juli. Unë, Meritoni, nuk i kam thënë naj fjalë të rëndë që të më krahasojë me Liamin duke më thënë maniak. Nuk di ku e kam prerë në besë.

Heidi: Mos e hap atë derë se e di sa gabime ke bërë ti. Çfarë të duhet ty çfarë bëj me Romeon unë?

Meriton: The do të grija surratin, do të sakatoja. Më përfshin mua më thua mezi pres të hyj në debat. Ti nuk e respekton Romeon se je munduar duke përfshirë Romeon, gënjen sy më sy. Rrugëtimi yt është në shpatulla të tjerëve që i ke përdorur, e sidomos Romeon. I kam kërkuar dhe Romeos mos hyr. Ke qenë intrigante duke përdorur vetëm njerëzit që mendon se janë të fortë. Në vend të falenderoje Eglën, qëndrove në lojën e njëra-tjetrës. Kjo je ti Heidi.

Heidi: E kuptoj që do të dal unë vajzë e keqe. Unë jam munduar vetëm të anashkaloj debatin me ty dhe të kam ardhur mbrapa që ta mbyll këtë gjë. Ka përdorur gjëra nga jashtë, punën time duke u sjellë fodull, më ka thënë hajde hyr në banjo të dal. Më ka thënë e pafytyrë dhe lloj-lloj ofendimesh. Ai ka kërkuar debatin me mua, duke më akuzuar që kam një lojë me Eglën dhe kjo nuk është e vërtetë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: