Napoli dështoi të fitonte mbrëmë, teksa Udinese i “rrëmbeu” një pikë me golin në fund (1-1). Ish-trajneri i Kombëtares, Edi Reja u tregua i ashpër me napoletanët në një intervistë, teksa u shpreh se ky sezon po përfundon ashtu siç nisi: keq.

“Kjo pikë nuk është e dobishme për askënd, ndoshta më shumë për Udinese-n, që tani do të ketë tre përplasje direkte. Për Napoli-n ky sezon filloi keq dhe po përfundon edhe më keq. Nuk është hera e parë që humbasin pikë duke e pësuar në fund të ndeshjeve”-u shpreh Reja.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: