SHBA – Eva Longoria është bërë nënë për herë të parë. 43-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj, Jose Baston, janë bërë prindër të një djali, të cilin e kanë quajtur Santiago Enrique. Çifti e ka ndarë lajmin me Hola USA dhe kanë bërë të ditur se djali ka lindur ditën e djeshme.
4D7034E000000578-5864385-image-a-1_1529484684670
“Ne jemi shumë mirënjohës për këtë bekim të bukur”, -janë shprehur ata për Hola. Po ashtu, çifti ka bërë të ditur se djali është i shëndetshëm dhe ka lindur në Cedars-Sinai Medical Center, në Los Angeles. Jose ka edhe tre fëmijë të tjerë nga martesa e parë me Natalia Esperón.
4D2D04C100000578-5849435-Happy_couple_The_Desperate_Housewives_beauty_first_met_the_50_ye-a-7_1529088221004
Aktorja e famshme e serialit “Shtëpiake të dëshpëruara” dhe Jose janë njohur në vitin 2013 dhe janë martuar para dy vitesh. Lajmin e shtatzënisë e bënë të ditur në dhjetor të vitit të kaluar.
4D40985F00000578-5864385-image-a-13_1529482786218

4D70263A00000578-5864385-image-m-73_1529483438369
(BalkanWeb)