SHBA – Eva Longoria duket se e përkëdhel veten shumë sidomos kur bëhet fjalë për ushqimin. Aktroja ka reaguar pas lajmit të mediave botërorë që kishin shkruar se ajo ishte në pritje të fëmijës së parë. 42-vjecari ka reaguar një ditë më pas duke thënë se asgjë nuk është e vërtëtë, se ajo nuk ishte shtatzënë shkruan “Daily Mail”.

Shkas u bë një foto e bërë këtë javë në Honolulu, Hawaii, në të cilën barku i duket i rrumbullakosur. “Pashë disa foto të miat, në të cilat dukem vërtetë e shëndoshë në një varkë. Dua të them që gjithçka që bëra ishte se hëngra djathë, ai ma fryu barkun.

Të gjithë më thonë se jam shtatzënë por nuk jam, thjesht jam intolerante ndaj laktozës”- u thotë ajo mes të qeshurave ndjekësve të saj në Snapchat.

Fotot e të hënës u shumë shpejt u shpërndanë në internet, duke spekuluar se ajo dhe bashkëshorti prej një viti, Jose Baston janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Për të shuar zërat e shtatzënisë së saj, aktorja pak ditë më pas publikoi disa foto me bikini po nga pushimet e saj në Hawaii, ku shfaqet me bark të sheshtë.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb