Pas bujës që bëri fotoja e 7 rekrutëve shqiptarë të ushtrisë greke që bënin me duar simbolin e shqiponjës një rast tjetër është raportuar nga mediat greke.
Një djalosh shqiptar vetëm 17 vjeç ka guxuar të bëjë simbolin e shqiponjës nën flamurin e Greqisë, raporton “BalkanWeb”. Ngjarja ka ndodhur në një ishull të vogël, në Portin Paksu përballë Pargës.
17 vjeçari shqiptar është arrestuar për fyerje ndaj simbolit kombëtar në Portin “Gaios Paxon” shkruan portali grek “Kerkyrasimera”. Adoleshenti e ka postuar fotografinë në llogarinë e tij personale në rrjetet sociale.
Menjëherë pasi është evidentuar rasti dhe verifikuar fotoja ai është arrestuar dhe më pas gjykata greke ka vendosur dëbimin e të riut shqiptar nga Greqia duke e shpallur person “non grata”.
(BalkanWeb)

bac23c5d88798b672b2bde7136b7b34a_XL

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb