SHKODER– Është rritur bilanci i aksidentit të frikshëm të ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, ku nga përplasja e dy mjeteve u plagosen fillimisht 7 persona. Në aksident janë përfshirë dy automjete, konkretisht një mjet ‘Alfa Romeo’ dhe një ‘Fuoristradë’.

aksidenti ne shkoder shuhet familja
Në mjetin tip ‘Alfa Romeo’ udhëtonte një familje me 5 anëtarë, ndërsa në mjetin tjetër dy qytetarë të tjerë. Të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit tip ‘Alfa Romeo’, Edmond Preka, bashkëshortja e tij Evisa Preka dhe 3 fëmijët.

Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë pak minuta më vonë babai Edmond Preka bashkë me dy fëmijët e tij, djali 9 muajsh dhe vajza 4-vjeçare. Ndërkohë vajza tjetër 10-vjeçare dhe gruaja ndodhen në gjendje të rëndë për jetën në spital.

Të plagosur kanë mbetur edhe Sokol Mullia dhe Andrea Gjergji që udhëtonin me ‘Fuoristradë’ dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Në pamjet e siguruara nga ‘BalkanWeb’ shihen dy mjetet e dëmtuara si pasojë e përplasjes së fuqishme. Forca policie vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
54YHN
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb