Juventusi luan në historinë e saj finalen e 9 në “Champions League” sonte kundër Real Madridit dhe në rast fitoreje do t’i bashkohet pak skuadrave të mëdha në Europë që kanë shkruar historinë duke bërë “tripletën”.
Një triumf për bardhezinjtë do të thotë shumë pasi do arrijë që brenda një sezoni të fitojë kampionatin kombëtar, kupën dhe Champions League. E nëse kjo ndodh, Juventusi i bashkangjitet këtyre skuadrave që kanë bërë të mundur të paktën një “tripletë” në historinë e tyre.
Celtic Glasgow – 1967
Ajax – 1972
PSV Eindhoven- 1988
Manchester Uniteed – 1999
Barcelona – 2009
Inter – 2010
Bayern Munich – 2013
Barcelona – 2015
(e.k/BalkanWeb)