TIRANE– Vila e blerë nga ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin ka ngjallur reagim edhe tek mediat e Brukselit, të cilat shprehin shqetësimin për çmimin shumë të lartë të kësaj prone. Media ‘NewEurope.eu’ me seli në Bruksel ka sulmuar BE-në për shpenzimin e miliona eurove.

Ja çfarë shkruan media e Brukselit ‘NewEurope.eu’:
Komisoni Europian ka blerë së fundmi një vilë 1.65 milionë Euro në një bllok vilash në periferi të Tiranës. Vila ku do të jetojë ambasadorja e BE Romana Vlahutin ka kushtuar 4700 Euro metri katror. Interesant është fakti se vilat në  variojnë nga 1000 deri 2000 Euro metri katror.

Dyfishi i çmimit
Në një kërkim në ueb në Shqipëri një vilë e tillë e bukur 3-katëshe kushton pak më shumë se 850 mijë euro dhe ka një hapësirë 600 metra katrorë. Ajo që është mbreslënëse është fakti se si vila e ambasadores së BE që kushton 1.65 milionë Euro është 345 metër katror, shkruan Syri.net.

Marrëdhëniet e Shqipërisë me korrupsionin dhe delegacionin
Korrupsioni në Shqipëri është realitet dhe mbetet një çështje mjaft e ndjeshme. Në vitin 2016 Shqipëria është renditur në vendin e 86-të në botë, me një pikë më shumë se Mongolia dhe Zambia.
Këto fakte ishin identifikuar gjithashtu edhe në raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë në vitin 2016, ku theksonin se korrupsioni vazhdon të mbetet një problem shumë serioz. Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka gjithashtu një histori të sjelljes problematike.

dfgbd_1486312394-400354

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: