Shumë linja hekurudhore në botë kalojnë nëpër zonat më të paimagjinueshme të planetit tonë. Madje, për shkak të relievit të papërshtatshëm, në disa zona të thella dhe të paarritshme të tokës, trenat janë i vetmi mjet i transportit edhe në ditët e sotme. Një e tillë është dhe një linjë hekurudhore në Kili, që lirisht mund të quhet linja më spektakolare hekurudhore dhe më e veçanta në mbarë botën. Rruga hekurudhore, Chanaral Llanta Potrerillos, ndodhet 2,850 metra mbi nivelin e detit, ndërsa ndërtimi i saj kishte filluar në vitin 1916 nga kompania “Andes Copper Mining Company”.

Chanaral003

Qëllimi kryesor i kësaj linje ishte të lidhte minierën e bakrit me rrjetin hekurudhor të vendit. Megjithatë, prodhimi në këtë minierë nuk kishte filluar deri në vitin 1927 kur dhe filloi përdorimi i kësaj linje hekurudhore. Kjo linjë hekurudhore që kalon nëpër një terren të pabesueshëm malor, përplot tunele dhe kodrina shkëmbore  është e gjatë 155km, ndërsa tani përdoret për furnizimin e minierave me acid sulfurik që përdoret për pastrimin e bakrit.

Chanaral010Chanaral009Chanaral006Chanaral007Chanaral002Chanaral001Chanaral008Chanaral011Chanaral005Chanaral004

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: