PARIS- Prodhuesi francez i automjeteve PSA (Peugeot-Citroen) ka shitur më shumë se 1,9 milionë makina diesel me pajisje që mashtron mbi nivelin e ndotjes, sipas të përditshmes franceze “Le Mond” që citon dokumenta të rregullatorit francez kundër vjedhjes DGCCRF.

Këto akuza janë në një linjë me ato që prekën grupin Volkswagen, ku prodhuesi gjerman prodhonte automjete me pajisje që i bënte ato të dukeshin sikur i arrinin standartet e ndotjes gjatë testeve, ndërkohë që realisht ato prodhonin më shumë ndotje nga se lejonin ligjet në fuqi.

PSA-ja që ka prodhuar për një kohë të gjatë markat Citroen, kohët e fundit ka blerë markën gjermane Opel.

Automjetet e trukuara që përmenden në këtë raport janë prodhuar mes viteve 2009 dhe 2015.

Por PSA-ja e ka kundërshtuar këtë raport, duke thënë se asnjëherë nuk ka përdorur një strategji mashtruese dhe se ka ndjekur gjithnjë rregullat në fuqi në vendin që tregtonte veturat e saj.

Komisinet mbi konkurencën në Evropë janë duke hetuar gjithashtu, përveç grupit Volkswagen, edhe grupin Renault dhe Fiat-Chrysler.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: