BRITANI E MADHI – Dasma e familjes mbretërore po afron dhe pasi kanë zgjedhur tortën, princ Harry dhe Meghan Markle kanë dërguar edhe ftesat.
Pallati mbretëror, Kensington Palace njoftoi ditën e sotme, se ftesat janë nisur tek rreth 600 njerëz. Të ftuarit do të marrin pjesë në ceremoninë në kishë dhe në drekën e organizuar nga Mbretëresha.
Por vetëm 200 njerëz janë ftuar në pritjen që do të bëhet në darkë, në Frogmore House, e organizuar nga princ Charles. Ftesat u prodhuan nga Barnard and Westwood dhe duken po aq të magjishme, sa ç`mund t`i kishim imagjinuar.
Ato janë të shkruara në ngjyrë ari dhe të zezë dhe u stampuan me një makinë të vitit 1930. Po ashtu, ftesat përmbajnë edhe simbolin e tre puplave, të princit të Uellsit. Simboli është printuar në letër angleze me bojë të artë amerikane. Dasma mbretërore do të mbahet në 19 maj.
(BalkanWeb)