George Michael do të prehet në varrezat Highgate në veri të Londrës, ku janë varrosur edhe Karl Marx dhe shkrimtarë si George Eliot dhe Douglas Adams. Tre muaj pas vdekjes së tij, në 25 dhjetorin e 2016, kur u gjet në shtëpinë e tij në fshat në Oxfordshire, u mbajt këto ditë funerali i këngëtarit, që ndërroi jetë në moshën 53-vjeçare.

Ceremonia shumë intime, siç bën të ditur një zëdhënës u zhvillua në varrezat Highgate, në prani të të afërmve dhe miqve më të ngushtë.

“Mund të konfirmojmë se funerali i këngëtarit George michael u majt sot. Familja e tij dhe miqtë më të afërt u mblodhën në një ceremoni të vogël private për t’i dhënë lamtumirën djalit të të tyre të dashur, vëllait dhe mikut”, ka shkruar familja në një deklaratë të shpërndarë nga zëdhënësi i këngëtarit. “Familja e George Michael falenderon fansat e tij në të gjithë botën për dashurinë e tyre dhe mesazhet inkurajuese”.

Sipas revistës britanike Daily Mail, ceremonia u zhvillua të mërkurën në 29 mars në orën 14:00. Të pranishëm përveç babait 80 vjeçar të George, Kyriacos Panayiotou dhe motrave Melanie dhe Panayiota, ishte edhe i fejuari i yllit Fadi Fawaz, ish i pjesëtari i grupit Wham! Andrew Ridgeley, Martin Kemp i Spandau Ballet, modelja Kate Moss, Helen ‘Pepsi’ DeMacque dhe Shirlie Holliman.

Hetimet mbi ngjarjen thanë se Michael vdiq për shkaqe natyrale , si rezultat i një sëmundje kardiake. Në të kaluarën këngëtari kishte pasur probleme të shëndetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: