Google Maps aktualisht ka hedhur në treg përditësimin, i cili në vete ka edhe një lloj opsioni të dobishëm.

Nëse ndonjëherë ju ka ndodhur të keni harruar se ku e keni parkuar veturën, kjo nuk do të jetë më problem pasi Google Maps do të mbajë mend për juve parkimin e veturës suaj.

Përditësimi i ri punon në mënyrë të veçantë. Me rastin e lëvizjes së këtij opsioni gjithçka që duhet të bëni është të shtypni pikën e kaltër dhe pas kësaj në vendin ku e keni parkuar do të dalë shenja ‘P’.

Por, Google Maps do të sjellë edhe disa risi. Ekziston edhe mundësia që të shkruani koment për vendin ku e keni parkuar veturën, në mënyrë që ta gjeni më lehtë vendin.

Përditësimi i ri i Google Maps tani për tani është i aksesueshëm vetëm për përdoruesit e Android, shkruan Tech Crunch.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb