Dasma aq shumë e mirëpritur mes princit Harry dhe Meghan Markle në Windsor u festua edhe përmes internetit. Mes shumë të ftuarëve dhe anëtarëve të kastës mbretërore dhe me një protokoll strikt anglez, bota përjetoi martesën e Dukëve të rinj të Sussex.

google per dasmen

Google vendosi të nderojë këtë ditë me një doodle plot ngjyra. Imazhet i krijoi ilustruesi nga San Francisco,Vrinda V Zaveri, në të cilën shihet çifti të përshëndesë mijëra fanatikë të vendosur në rradhë për paradën zyrtare. Deklarata zyrtare e Google-it britanik ndau imazhet dhe përdori hashtagun #RoyalWedding me emoji të një çifti unazash si dhe me linkun e transmetimit zyrtar. /bota.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb